Lajme

Mori lëndime të rënda pasi i ra kulmi i ndërtesës së komunës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e pacientes

Vajza e cila pësoi nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Lagjen “Arbëria”, ka marrë lëndime të rënda trupore.

E njëjta është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, në një prononcim tha se nuk gjendja e viktimës për momentin është stabile, por nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Pacientja ka lëndime të rënda kudo në trup. Gjendja për momentin është stabile, por vijon të jetë në rrezik për jetën”, deklaroi Syla.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Telegrafin lidhur me rastin.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”, tha Borovci.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ai tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar (femër), e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Rruga Press

YouTube player