Kurti e falënderon kryeministrin e Bullgarisë për “përkrahje aktive” ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar homologun nga Bullgaria, Nikolai Denkov, për përkrahjen aktive ndaj shtetit të Kosovës në procese të ndryshme.
Kurti u takua me Denkovin të enjten në Davos, në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror.
“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon. Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim të Kryeministrisë.
Rruga Press