Bota

Dalin pamje të rralla nga Koreja e Veriut, adoleshentët shfaqen duke u ndëshkuar

Pamje të rralla kanë treguar Korenë e Veriut duke dënuar publikisht dy adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë për shkak se janë zënë duke shikuar filma jug-koreanë.

Pamjet që posedon BBC-ja, që duken të jenë të vitit 2022, treguan dy 16-vjeçarë në pranga para qindra studentëve në një stadium.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Po ashtu, shihen oficerët që i qortojnë djemtë se nuk “reflektuan thellësisht për gabimet e tyre”.

Shfaqjet e Koresë së Jugut, përfshirë televizionin, janë të ndaluara në Korenë e Veriut.

Pavarësisht kësaj, disa janë të gatshëm të rrezikojnë me dënime të rënda për t’u qasur në filmat jug-koreanë, të cilët kanë një audiencë të madhe globale.

Pamjet e tilla janë shumë të rralla sepse Koreja e Veriut ndalon fotografitë, videot apo provat e tjera të jetës në vend që të bëhen publike.

Lexo më shumë  Dita e gjashtë: Mijëra rumunë protestojnë kundër abuzimeve gjyqësore

Videoja përfshin edhe një folës që përsërit propagandën shtetërore. “Kultura e regjimit të kalbur është përhapur tek adoleshentët”, dëgjohet ai. “Ata janë vetëm 16 vjeç, por ata shkatërruan të ardhmen e tyre”.

Rruga Press

YouTube player