Kryesore

BE-ja thirrje Serbisë: Të lejohet vizata e ministrit Sveçla në Luginë

Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Serbi.

Në një reagim me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka porositur se vizita e ministrit Sveçla, në Serbi është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut për vizitat zyrtare.

“Prandaj Serbia duhet të lejojë që kjo vizitë të ndodhë”, është shprehur zëdhënësi Stano.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte konfirmuar në fillim të janarit se autoritete serbe e kanë refuzuar kërkesën e bërë për vizitë në Luginën e Preshevës.

Në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje për zhvillimin e vizitave zyrtare ne shtete respektive.

Në këtë rrafsh, zëdhënësi Stano ka apeluar tek palët që të zbatojnë në plotni dhe mënyrë të pakushtëzuar të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë Marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të lehtësuar diskutimet për të gjetur zgjidhje”, porositë zëdhënësi Stano.

Rruga Press

YouTube player