Lajme

Epidemiologu thotë se nuk ka vend për panik nga prania e variantit “Delta”

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ia tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë se do të rriten rastet e reja.

Mjeku Alimhehmeti theksoi se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet natyror. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit.

Lexo më shumë  IPK rekomandon suspendimin nga puna të Drejtorit Rajonal për Kufi Nexhmi Krasniqi, pasi mori pjesë në tubimet elektorale të PDK-së

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, tha epidemiologu.

Sipas z. Alimehmeti vdekjet e shkaktuara nga varianti “Delta” që u përhap nga India, janë shtatë herë më të pakta se sa numri i fataliteteve të shkaktuara nga varianti britanik “Alpha”.

Lexo më shumë  BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri, thotë se operonte pa licencë në Kosovë

“Të dhënat flasin se vdekshmëria është 0.3% ndërsa me rastin ‘Alfa’ është përllogaritur 2.0%. Vdekshmëria për variantin ‘Delta’ është shtatfish më e ulët duke marrë parasysh terrenin që ka më shumë njerëz qe kanë kaluar dhe vaksinime ka më shumë”, përfundoi mjeku. Marrë nga euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *