Lajme

Afera e inceneratoreve, Këlliçi akuza ndaj SPAK: Hesht sepse është palë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi, në një deklaratë nga selia blu vijoi me denoncimet për aferën e inceneratorëve.

Këlliçi i bëri edhe njëherë thirrje SPAK që të veprojë dhe shtoi se nëse nuk do ketë thellim të hetimeve atëherë prokuroria e posaçme është palë me vjedhësit. 

“U bënë disa muaj që vazhdojmë të denoncojmë me dokumente, të përcjella zyrtarisht tek Altin Dumani, Drejtues i SPAK, dhe ende nuk kemi asnjë zhvillim të ri, apo hetime të thelluara për aferën më të madhe të shekullit. Pyetja që me të drejtë bën sot çdo shqiptar është: Përse nuk kërkon SPAK anulimin e kësaj kontrate korruptive, e cila vijon të vjedhë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë çdo muaj?

Përse nuk merren masa konkrete për bllokimin e aseteve financiare të përfituara në mënyrë të paligjshme nga biznesi i dherave, që vazhdojnë të ushqejnë me para avokatët publikë, që ende kanë kurajë të mbrojnë inceneratorët që nuk ekzistojnë, por edhe linçojnë e baltosin çdo individ që denoncon këtë skemë kriminale? Për sa kohë SPAK nuk vepron, automatikisht bëhet palë me autorët e kësaj skeme”, tha Këlliçi.

Rruga Press

YouTube player