Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, diskutojnë për luftën kundër krimit e korrupsionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Zvicër është takuar me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës Beat Jans
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Në kuadër të këtij forumi, Kurti është takuar me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se Jans ka shprehur mbështetjen dhe admirimin e tij për luftën e vendit tonë kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press