Bota

Kryengritje serbe në Luhansk në një sfond të betejave elektorale brenda elitës ruse

Ndërsa klanet e ndryshme të pushtetit rus rreshtohen për zgjedhjet presidenciale në mars, njësitë në terren i shohin tensionet brenda elitës si një mundësi për të siguruar kushte më të mira. 

Idili serbo-rus zgjati vetëm pak në frontin ukrainas. Rekrutët serbë nga njësia Volk e dislokuar në Luhansk janë në rebelim të plotë kundër komandës së tyre brenda regjimentit 119 të Divizionit Ajror të 106-të të Gardës, ose Divizionit Tula, të Trupave Ajrore Ruse (VDV). Ata akuzojnë komandantin e tyre për keqpërdorime dhe dhunë të një natyre veçanërisht raciste. Një konflikt që shkoi aq larg sa e shtyu komunikuesin e tyre Dejan Beriq, një serb në arrati që u strehua në Moskë dhe mbështetës i zjarrtë i presidentit rus Vladimir Putin, të postonte një ankesë në rrjetet e tij sociale më 8 janar. 

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Intelligence Online i bëri jehonë projektit madhor për rekrutimin e luftëtarëve serbë të nisur nga guvernatori i rajonit të Moskës Andreï Vorobyov, i afërt me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu (IO, 28/08/23). Kompania, e mbështetur nga guvernatori i rajonit fqinj Toula dhe sigurimsi me ndikim Alexeï Dioumin dhe besnikët e tij në FSB (IO, 22/08/23), synonte të plotësonte me çdo kusht radhët e varfëruara të “operacionit ushtarak special”. Këta politikanë të nivelit federal do t’i mbulojë turpi po u rrit më tej skandali, në kohën kur lajmet që vinin prej frontit, që nga vdekja shumë e zhurmshme e Yevgeny Prigozhinit, përpunoheshin dhe merrnin formë shumë të sjellshme. Kjo e fundit edhe për arsyen se klanet e ndryshme të lidhura me pushtetin po përgatiten për zgjedhjet presidenciale ruse, që do të mbahen në mars. 

Strehë çeçene? 

Në rast të paaftësisë së “kumbarëve” të tyre politikë të Moskës, Alexeï Dioumin dhe Andrei Vorobyov, për t’u mbrojtur nga abuzimet e oficerëve të kontaktit në njësinë e tyre aktuale, anëtarët e njësisë Volk janë gati të vendosen nën mbrojtjen e një rivali, udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrovit, duke iu nënshtruar kështu hierarkisë së kryekomandantit të tij, Apti Alaudinov. 

Ky kërcënim i jep shumë peshë ankesave të tyre. Sepse angazhimi i këtyre rekrutëve serbë, të udhëhequr në terren nga paramilitari serb nacionalist i Bosnje-Hercegovinës, Davor Saviçiq, është i motivuar mbi të gjitha nga një ideologji e pansllavizmit (në themel të supremacizmit të bardhë dhe ortodoks). Kështu që bashkëjetesa me ushtarët myslimanë të Ramzan Kadyrov mund të rezultojë e vështirë.

YouTube player