Lajme

Arrestohet në Prizren shtetasi serb pasi tentoi të korruptojë policinë

Një shtetas serb kishte tentuar t’iu jap ryshfet policëve kosovarë në Prizren, në mënyrë që t’i shpëtoj gjobës në trafik, por ishte arrestuar nga policia.

“Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin 1983 në Krushevac, shtetas serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të  prokurorit kujdestarë, të njëjtit siç njofton policia, i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” neni 422 i Kodit Penal  të Republikës së Kosovës.

YouTube player