Lajme

Mjetet shpërthyese në Odën e Mjekëve dyshohet të jenë nga koha e paraluftës

Policia e Kosovës rreth orës 14:00 “pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”.

Me njoftim ka dalë edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), të cilët kanë thënë se mjetet shpërthyese janë gjetur në hapësirat e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Ukshini sqaron vlefshmërinë juridike të marrëveshjeve ndërkombëtare: Nënshkrimi i presidentes nuk mjafton

Sipas tyre “mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pas Zveçanit, Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në Zubin Potok

Në vendngjarje, po ashtu, janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

YouTube player