Lajme

Kryeministri kroat Plenkoviq: Qeveria do të ndihmojë të plagosurit e aksidentit

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq shprehu mbështetjen e tij për të plagosurit e aksidentit të autobuzit me mërgimtarë në Kroaci, të dielën.

Ai njoftoi se një i plagosur po mjekohet në në Zagreb, ndërsa të tjerët në spital në Sllavonski Brod. Ndërsa personat që janë mirë më shëndet, janë dërguar në një hotel.

Lexo më shumë  Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë

“Unë përsëri shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa të gjithë atyre që janë plagosur, u është siguruar ndihma urgjente mjekësore. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në terren dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Plenkoviq përmes një postimi në Twitter.

Në aksident humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Lexo më shumë  Ministri Murati demanton kryetarin Rama: ka rritje të theksuar të mbështetjes së qeverisë  për kryeqytetin, por Komunës së Prishtinës i tepruan 33 milionë euro në mungesë të investimeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *