Takimi me Hasanin, Gërvalla: Do unifikojmë politikat! Perëndimi të sanksionojë Serbinë për sulmin e Banjskës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar takimin me homologun e saj në Shqipëri Igli Hasanin. Gërvalla u shpreh se Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur dakordësi për unfikimin e politikave në mënyrë që dy vendet të jenë më të fuqishme në arenën ndërkombëtare.
“Gjatë bisedës që sapo zhvilluam, e urova ministrin për marrjen e detyrës së tij e cila lidhet me përgjegjësi të mëdha jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë kombin shqiptar kudo në botë.
Shqiptarët në Ballkanin Perëndimor mund të shndërrohet në bërthamë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë duke dhënë shembuj të mirë të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha sferat me interes për qytetarët e shteteve tona”.
Gërvalla mes tjerash ka thënë se homologun Hasani e ka njoftuar më në detaje për situatën në veri të Kosovës.
“E njoftova për ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit serb mbi Kosovën duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë duhet të dalë me një qëndrim të qartë rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vetvete rrezikun e përsëritjes”, ka theksuar ajo.
Rruga Press