Lajme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë mbërrin në Kosovë, pritet nga ministrja Gërvalla në Morinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërrritur në Kosovë, ku është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schwarz, në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë #Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi”, ka shkruar në Facebook, kryediplomati shqiptar Hasani.

Lexo më shumë  Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO

Takimi në mes tyre do të zhvillohet të martën, ku pastaj do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

YouTube player