KryesoreLajme

Raporti i doktorëve serbë, bjellorusë dhe finlandezë që u bën autopsinë kufomave të masakrës së Reçakut

Nga Durim Abullahu

Doktorët serbë, bjellorusë dhe finlandezë që u bën autopsinë kufomave të masakrës së Reçakut

Helena Ranta është një doktoreshë e forenzikës, e cila në krye të një ekipi mjekoligjor nga Finlanda, u bëri autopsinë kufomave të të vrarëve në masakrën e Reçakut. Përveç raportit të hartuar në atë rast, Helena Ranta e ka rrëfyer historinë e saj me kufomat e Reçakut edhe te libri biografik “Helena Ranta – Gjurmë njerëzore”, i autorit Kaius Niemi.

Pas vrasjes së 45 civilëve në Reçak më 15 janar 1999 dhe deri më 11 shkurt kur u varrosën, përveç përpjekjes së ushtarëve të UÇK-së për t’i mbrojtur kufomat nga policia serbe, u zhvillua edhe një betejë tjetër për të vrarët në Reçak, beteja e mjekëve ligjorë. Pasi policia e Serbisë arriti me forcë t’i marrë trupat e të vrarëve nga xhamia e Reçakut dhe pasi i dërguan në spitalin e Prishtinës, një ekip patologësh jugosllavë i asistuar edhe nga dy patologë bjellorusë, nisi tu bënte autopsinë. Pasi u kishin bërë autopsinë 16 trupave, atyre iu bashkua edhe një ekip prej tre patologësh finlandezë i cili u bëri autopsi të gjithë trupave dhe hartoi një raport me rezultate për plagët, depërtimet e plumbave dhe për shkaktarët e vdekjeve kur kjo ishte e mundur.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Ishte ky raport, ai që e dërgoi doktoreshën finlandeze Helena Ranta deri në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në Hagë më 2003, ku ajo dëshmoi në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit. E vërteta e masakrës së Reçakut është e patjetërsueshme sepse historia e saj është e dëshmuar!

Rruga Press

YouTube player