Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025
Banka Botërore ka publikuar parashikimet e saj për rritjen e Bruto Produktit Vendor (GDP) për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitet 2024 dhe 2025, transmeton KosovaPost.
Sipas Bankës Botërore Kosova do të jetë vendi me rritjen më të madhe të GDP në vitin 2024 me 3,9 për qind, kurse në vitin 2025 4 për qind.
Pas Kosovës në parashikimet e Bankës Botërore radhiten Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore.
Ndërsa rritjen e më të ulët të GDP, krahasuar me vitin 2023 gjatë dy viteve të ardhshme pritet ta kenë Shqipëria dhe Mali i Zi.
Rruga Press