Lajme

Eksporti në Gjermani, njoftim me rëndësi për kompanitë prodhuese në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV) përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Ligji Gjerman i Zingjirit të Furnizimit ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Siç thuhet në njoftim zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator.

“Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Mes tjerash, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bën të ditur se Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

“Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, në komunikatë theksohet se në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

“BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e mesme pritet të paraqesë më shumë sfida”, vijon njoftimi.

Oda rikujtojnë se kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ofron shërbime konsulence për kompanitë gjermane dhe furnizuesit kosovarë mbi pajtueshmërinë dhe përshtatjen me #LkSG.

Rruga Press

YouTube player