Bota

Fillon numërimi i votave, zgjedhjet në Tajvan mes kërcënimit për pushtim nga Kina

19.5 milionë qytetarë u thirrën në votime në Tajvan për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri. Rezultati pritet që të përcaktojë lidhjet e ardhshme të territorit me Kinën. Tajvani është një ishull demokratik që vetëqeveriset, por pretendohet nga Kina kontinentale dhe nuk ka njohje ndërkombëtare si shtet.

Partia Demokratike Progresive në pushtet po kërkon një mandat të tretë dhe gjithmonë është përplasur me Pekinin për mbrojtjen e sovranitetit të Tajvanit.

Lexo më shumë  Macroni: Vendimi i Gjykatës Supreme në ShBA për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit

Në anën tjetër, opozita po premton lidhje më të mira me Pekinin dhe paqe në ngushticën e Tajvanit. Megjithatë, votuesit në Tajvan janë më të shqetësuar për ekonominë sesa për Kinën.

YouTube player