Tirana e pajetueshme/ Tedi Blushi: ‘Xhungël betoni’ dhe ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave të drogës
Nga Tedi Blushi
Në Tiranë kullat kapin qiellin, por jetesa është përtokë!
Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit Tiranën në fund të listës.
Mbi 66% e banorëve e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për shumë çështje që lidhen me kostot e strehimit, mundësitë e punësimit, transportin, shërbimet publike dhe korrupsionin.
Konkluzion real dhe i prekshëm, i pandikuar nga ‘shkrimet me pagesë’ dhe ‘lobimet për çmime’, që nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë ‘vizioni’ i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve.
Ndaj me të drejtë, Tirana, për fat të keq, krahasohet sot me ‘një xhungël betoni’ dhe me një ‘lavatriçe’ të pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit.
Sepse drejtohet nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e betonit, që lartësojnë malin e parave dhe kullat shumëkatëshe mbi kurrizin e qytetarëve, që vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.
Rruga Press