Kryesore

Kurti:Zgjedhjet e lira duhet të mbrohen kolektivisht, madje dhe në Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se  zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i stabilitetit dhe progresit por sipas tij parim duhet të mbrohet kolektivisht.

“I përsëris shqetësimet e ngritura nga Presidenti i Partive Socialdemokrate (PES), Stefan Löfven në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Muja: “Vita” importoi rreth 1 milion kg vaj palme, disa produkte nuk janë qumësht. Paralajmëron prokurorinë: Do të dërgoj emra për rastin e produkteve të qumështit

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si gur themeli i stabilitetit dhe progresit, duhet të mbrohen kolektivisht”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës ka përfunduar duke thënë se “këto shtylla të demokracisë janë vendimtare për aspiratat tona të përbashkëta si socialdemokratë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
YouTube player