Bota

Sot u sulmuan nga SHBA e Britania e Madhe, kush janë rebelët Houthi?

Sulmet nga rebelët Houthi të Jemenit, si në Izrael ashtu edhe në anijet tregtare në Detin e Kuq, kanë bërë që forcat britanike dhe amerikane të nisin sulmet në zonë

Grupi i mbështetur nga Irani kundërshtoi një paralajmërim për të ndaluar shënjestrimin e anijeve në Detin e Kuq, çka nxiti përshakallëzimin e tensioneve. Rritja e tensioneve arriti kulmin këtë javë pasi një luftanije britanike, në një operacion me forcat amerikane rrëzoi 7 drinë të nisur nga grupi Houthi për të zmbapsur sulmin me të madh me dronë dhe raketë.

Ky ishte sulmi i 26-të i Houthi-ve ndaj anijeve tregtare që nga 19 nëntori, sipas SHBA-së, grupi u zotua të shkatërronte anijet të cilat sipas tyre shkojnë drejt Izraelit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Por kush janë rebelët e Houthit?

Houthi janë një grup rebelësh islamikë shiitë me bazë në Jemenin perëndimor. Ndryshe ata njihen si “Mbështetësit e Zotit” ose “Ansar Allah” në arabisht.

Grupi u formua në vitet 1990 si një lëvizje për të promovuar të drejtat e shiitëve Zaidi dhe fisit Houthi, nga i cili grupi mori emrin e tij.

Grupi kundërshton ndikimin e SHBA-së dhe Izraelit në Lindjen e Mesme – me sloganin e saj që përmban fjalët “vdekje Amerikës”, “vdekje Izraelit” dhe një “mallkim mbi hebrenjtë”.

Të mbështetur nga Irani dhe aleatë me grupe të tjera islamike në rajon si Hamasi dhe Hezbollahu, grupi ka akuzuar gjithashtu Arabinë Saudite për “marrëveshje” me SHBA.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Vdekja e themeluesit të grupit, Hussein al Houthi, në duart e ushtrisë jemenase, shkaktoi një luftë civile – kryengritjen Houthi – në vitin 2004.

Grupi, i udhëhequr tani nga vëllai i tij, Abdul-Malik al Houthi, gjithashtu mori pjesë në revolucionin jemenas të vitit 2011, duke fituar territore të tjera.

Që atëherë, ata kanë zgjeruar zonën e tyre të ndikimit dhe tani kontrollojnë pjesën më të madhe të bregut perëndimor të Jemenit deri në ngushticën Bab al Mandeb – hyrja në Detin e Kuq

YouTube player