KryesoreLajme

Kryeministri Kurti javën tjetër merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde në X.

Lexo më shumë  Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.

YouTube player

Lexo më shumë  Bashkimi Evropian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR