Bota

Shpërthen dhuna në Ekuador, terroristët të armatosur mësyjnë në transmetim live

Ekuadori e përjetoi një valë të dhunës të martën, përfshirë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizion nga burra të armatosur, gjë që e shtyu presidentin e vendit Daniel Noboa t’i shpallë organizata terroriste 22 grupe kriminelësh.

Policia ekuadoriane i arrestoi 13 burrat e armatosur të cilët e pushtuan kanalin televiziv TC gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, disa oficerë të policisë u morën peng dhe u raportua për disa shpërthime në pjesë të ndryshme të vendit.

Noboa, i cili e mori pushtetin në nëntor duke u zotuar se do ta ndalte dhunën e shkaktuar nga tregtia e drogës, shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, si përgjigje ndaj dhunës në burgje, ku rojet e burgut janë marrë peng nga të burgosurit – dhe pas ikjes së papritur nga burgu të liderit të grupit kriminal Los Choneros, Adolfo Macias, të dielën.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Së paku 10 njerëz janë vrarë prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të hënën në Ekuador.

Noboa e pranoi të martën se në Ekuador po zhvillohet “një konflikt i armatosur i brendshëm” dh i shpalli 22 grupe kriminale si organizata terroriste, përfshirë edhe grupin Los Choneros.

Qeveria tha se dhuna ka shpërthyer si pasojë e planeve të Noboas për ta ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë dhe për t’i zhvendosur atje liderët e burgosur të grupeve kriminale.

“Ngjarjet e sotme tregojnë se veprimet dhe vendimet e Qeverisë kombëtare janë duke ndikuar rëndë ndaj strukturave kriminale, dhe si përgjigje ata e kanë shkaktuar një valë të dhunës për ta frikësuar popullin”, tha admirali Jaime Vela, i cili e udhëheq komandën e përbashkët të Forcave të Armatosura të Ekuadorit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Vritet kandidati për president në Ekuador

Të gjitha grupet e përmendura në dekretin e Noboas tani janë cak i ushtrisë ekuadoriane, tha Vela.

Zhvendosja nëpër burgje e liderëve të mëdhenj ka nxitur dhunë historikisht. Qindra të burgosur janë vrarë në vitet e fundit.

Disa ekuadorianë kanë filluar të dyshojnë në përpjekjet e Noboas për ta vënë nën kontroll dhunën.

Vdekjet si pasojë e dhunës në gjithë vendin u rritën në 8.008 në vitin 2023, tha Qeveria, gati dyfish më shumë se numri prej mbi 4.500 në vitin 2022.

YouTube player