Lajme

Shoferi i autobusit tregon se për një moment e zuri gjumi

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq.

Autobusi kosovar i linjës Frankfurt – Prishtinë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë. Në aksident kanë humbur jetën 10 persona, prej tyre nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët. Ndërsa janë lënduar 44 persona.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tash, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues i Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tash, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiq, raporton Dnevnik.hr./Koha

Lexo më shumë  Kurti e Krasniqi vizitojnë një familje të komunitetit egjipitan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *