Bota

Gabriel Attal, kryeministri i ri i Francës

Gabriel Attal është zgjedhur kryeministri i ri i Francës, një ditë pasi Elisabeth Borne u dorëhoq.

Në moshën 34-vjeçare, Attal është kryeministri më i ri në moshë në Francën moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare.

Përzgjedhja është përpjekje e presidentit Emmanuel Macron për të rifreskuar mandatin e tij të dytë, para zgjedhjeve parlamentare më vonë gjatë vitit.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Attal deri tash ka shërbyer si ministër i Arsimit. Ai do ta udhëheqë Qeverinë e re drejt zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Rruga Press

YouTube player