Profesori amerikan Daniel Serwer kritikon ashpër Serbinë
Daniel Serwer, profesor i njohur nga ShBA-ja, ka shkruar disa shkrime të shkurtra në rrjetin social “X”, ku ka kritikuar ashpër Serbinë.
Në shkrimin e tij, profesori amerikan ka shkruar se Serbia ka sponsorizuar një bojkot elektoral në Kosovë e ka kidnapuar tre policë të Kosovës.
Ai e ka kritikuar edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
“Serbia ka sponsorizuar një bojkot zgjedhor në Kosovë, ka rrëmbyer policë të Kosovës, ka pajisur dhe trajnuar një kryengritje atje, ka keqtrajtuar protestuesit në Serbi dhe ka zhvilluar zgjedhjet e veta jo të lira dhe mashtruese, por Biden ende pretendon se Beogradi është i përkushtuar ndaj demokracisë”, shkroi ai.
“Serbia po mbështet gjithashtu një qeveri pro-Moskës në Malin e Zi, duke përkëdhelur një secesionist në Bosnje, duke refuzuar të miratojë sanksionet e Ukrainës kundër Rusisë dhe duke u miqësuar me autokratët Orban, Aliyev, Lukashenko, Putin dhe Xi, por Biden po pretendon që Beogradi ka përqafuar Perëndimin”, shkroi ai.
Rruga Press