Bota

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët hyrëse në autostrada, protestojnë kundër heqjes së subvencionimeve

Kanë nisur protestat e fermerëve të hënën në Gjermani, me mbylljen e rrugëve hyrëse në autostrada. Fermerët protestuan kundër planit për heqjen e taksave për naftën e përdorur në bujqësi. Bujqit janë zotuar se do ta bllokojnë komunikacionin kryesor dhe rrugët logjistike për një javë.

Fermerët kanë bllokuar rrugët hyrëse të autostradave në pjesë të Gjermanisë të hënën duke nisur një javë protesta kundër planit të qeverisë për të hequr uljet e taksave për naftën e përdorur në bujqësi.

Në Berlin, qindra traktorë bllokuan rrugën kryesore që të çon në Portën e Brandenburgut.

Lidhur me protestën ka folur edhe zëdhënësi i shoqatës së fermerëve, i cili ka shprehur zemërimin për vendimin i cili ndal në mënyrë graduale subvencionet bujqësore.

“Ne jemi këtu, sepse duam të protestojmë kundër rritjes së taksave, taksave të padrejta dhe duam të protestojmë edhe ndryshimin e drejtimit në politikën bujqësore. Nuk duam që të shkojmë më gjërat si 5,6,7 vjetët e fundit. Ne kemi nevojë për një politikë që e vendos profesionin e bujqësisë përsëri në qendër të shoqërisë dhe pranon se profesioni ynë ka të drejtë të ekzistojë”, ka deklaruar Reinhard Jung, zëdhënës i shoqatës “Fermerët e lirë”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Koalicioni trepartiak i kancelarit Olaf Scholz, i ka zemëruar fermerët muajin e kaluar duke hartuar plane për të hequr një përjashtim nga taksat e makinave për automjetet bujqësore dhe uljen e taksave të naftës.

Propozimet ishin pjesë e një pakoje për të mbushur një vrimë prej 17 miliardë eurosh në buxhetin e vitit 2024.

Në vend se t’i japë fund papritmas uljes tatimore për naftën e përdorur në bujqësi, Qeveria planifikon që subvencionet të ulën për 40% këtë vit, për 30% më 2025, dhe do të hiqen plotësisht më 2026.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Qeveria gjithashtu hoqi dorë nga planet për t’i dhënë fund trajtimit të privilegjuar për tatimet në automjete për bujqësinë dhe pylltarinë.

Mirëpo, Shoqata Gjermane e Fermerëve ka njoftuar se ishte ende duke insistuar që planet të anuloheshin plotësisht dhe do të vazhdonte me një “javë veprimi” duke filluar nga e hëna.

Ridraftimi i buxhetit që përfshinte shkurtimet e diskutueshme u kërkua pasi gjykata më e lartë e Gjermanisë anuloi një vendim të mëparshëm për ripërdorimin e 60 miliardë eurove që fillimisht kishte për qëllim të zbute pasojat nga pandemia COVID-19 për masat për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe modernizimin e vendit.

Rruga Press

YouTube player