Lajme

Këlliçi: SPAK të anulojë kontratën e inceneratorit të Tiranës

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi këkroi sot nga SPAK që të anulojë kontratën e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi u shpreh se, tashmë janë bërë 4 muaj që komunikon në mënyrë intensive me SPAK për këtë çështje, të cilën e cilësoi si aferën e shekullit.

“Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës”, u shpreh Këlliçi.

Lexo më shumë  “Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

“Kemi hyrë tashmë në vitin e katërt të hetimeve për këtë çështje, kemi depozituar pranë SPAK me qindra faqe dhe dokumente, ndaj sërish sot i bëjmë thirrje SPAK të veprojë në mënyrë urgjente duke ndalur këtë vjedhje, duke anuluar këtë kontratë korruptive”, tha ai ndër të tjera.

“Nga sot përgjegjës për çdo qindarkë abuzim me këtë kontratë, janë dhe prokurorët të cilët me mosveprimet e tyre, po e lejojnë këtë vjedhje flagrante të ndodhë”, theksoi Këlliçi.

Lexo më shumë  Sveçla demanton Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime - transporti publik u shtrenjtua, ndërsa sheshi "Xhorxh Bush" nuk u hap

Rruga Press

YouTube player