Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel jep dorëheqjen nga posti
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij aktual me synimin për të garuar për një pozicion Parlamentin Evropian në zgjedhjet e qershorit. Rrjedhimisht, ish kryeministrit belg do i duhet të largohet përpara se mandati i tij të skadojë në fund të nëntorit.
Vendimi i tij ka shkaktuar polemika në radhët e krerëve të qeverive evropiane, pasi një largim i tillë do të rrezikonte që roli të binte përkohësisht në duart e kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban. Hungaria do të marrë presidencën 6-mujore të radhës të bllokut me 27 anëtarë më 1 korrikun e ardhshëm.
Michel planifikon të marrë vendin e tij në Parlamentin Evropian në mes të korrikut nëse zgjidhet, që do të thotë se liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill. Nëse nuk e bëjnë, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik, do t’i drejtonte takimet – një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.
Skenari i një Hungarie me frymën pro ruse të Orban paraqitet si shumë problematike pasi do të vendosë në Këshill për gjashtë muajt direkt pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024.
Duke reflektuar mbi mandatin e tij katërvjeçar si lider evropian, në një intervistë për mediat belge Michel tha: “Është përgjegjësia ime të jap llogari për punën time këto vitet e fundit dhe të propozoj një projekt për të ardhmen e Evropës.”
Ndërsa mandati aktual i Michel përfundon në nëntor, zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë planifikuar për qershor. Ai pritet të udhëheqë listën e Partisë Liberale të Lëvizjes Reformiste, për të cilën ai është një ish -udhëheqës, në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
“Kjo do të thotë se unë do të vazhdoja punën time si president i Këshillit Evropian derisa të betohesha eurodeputet në 16 korrik,” deklaroi ai.
Michel ka shërbyer si president i Këshillit Evropian, grupi i liderëve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nga fundi i vitit 2019. Para përgjegjësive të tij në BE, ai shërbeu si Kryeministër i Belgjikës. Kjo është hera e parë që një Presidenti i Këshillit Evropian të kandidojë për eurodeputet.
Rruga Press