Koordinimi për veriun, takohen shefat e KFOR-it, AKI-së e Policisë
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar në kampin “Film City” në Prishtinë, drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.
KFOR-i njoftoi se komandanti Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.
Në fotografitë e publikuara shihen Ajeti dhe Hoxha tek e nënshkruajnë një dokument, por nuk janë dhënë informacione se për çfarë bëhet fjalë.
Gjatë tensioneve në veri, ndërkombëtarët vazhdimisht kanë kërkuar koordinim nga institucionet e sigurisë, para çfarëdo veprimi që ndërmerret në këtë pjesë të banuar kryesisht me serbë.
Rruga Press