Lajme

U emërua nga Biden, Senati amerikan nuk miraton David Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

Senati Amerikan ka rrëzuar emrin e diplomatit David Kostelancik i cili ishtë përzgjedhur nga Presidenti Biden për t’u emëruar ambasador i SHBA-ve në Shqipëri.

Burime nga ambasada amerikane në Tiranë, bënë të ditur se akti është procedural pasi kishte mbetur pa u shqyrtuar para pushimeve dhe parashikon se emri mund të paraqitet sërish për miratim.

Emri i tij u propozua nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden me 24 janar të 2023-shit por senati me vendimin e marrë të enjten e 3 janarit të këtij viti e rikthen në zyrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Në bazë të një klauzole të rregullave të Senatit thuhet se “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ”, i kthehen Presidentit. Kështu gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar seanti nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të rreth 40 të emëruarve të tjerë.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Në këto kushte procedura më tej parashikon që presidenti i SHBA Biden mund të çojë sërish të njëjtin emër, atë të diplomatit Kostelancik ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. Emri që do të miratohet edhe nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Kush është David Kostelancik:

Kostelancik njihet si diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador nga Biden, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

YouTube player