Dalin pamjet ku shihet Nikola Sanduloviqit në gjendje të rëndë dhe pavetëdije teksa largohet nga spitali (Video)
Për shkak se bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur në Serbi.
Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa mendohet se ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.
Tashmë janë publikuar edhe videot e para të politikanit teksa lë një spitalin në Beograd.
Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.
Pas rrahjes së Sanduloviqit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vite më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.
Ndryshe, Sanduloviq e ka quajtur presidentin serb Vuçiqin, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.
Rruga Press