Lajme

(Foto) Policia e shërbimit sekret serb dhe terroristi Radoiçiq rrahin brutalisht opozitarin e Vuçiqit që bëri homazhe te memoriali i familjes Jashari

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, terroristin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në pamje shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Sanduloviqi thuhet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i rrëmbimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Si pasojë e aplikimit të forcës brutale, e cila zgjati për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, shkaktoi paralizimin e plotë të anës së djathtë (krahëve dhe këmbëve) me mavijosje të shumta në trup, si dhe probleme me organet e frymëmarrjes. Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana.

Rruga Press

YouTube player