KryesoreLajme

Ministri Sveçla viziton brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit

Ministri Sveçla bashkë me drejtorin e policisë së Kosovës, drejtorin e kufirit dhe ministrin Krasniqi kanë vizituar sot kufirin mbi fshatin Bërnjak. Ministri Sveçla thekson rëndësinë për ruajtjen e kufirit dhe se tashmë kjo punë është duke u bërë në mënyrën e duhur dhe vigjilenca është rritur.

Statusi i plotë më poshtë:

Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë.

Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë.

Rruga Press

YouTube player