Lajme

Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton mbërrin në Durrës

Anija e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara Trenton (T-EPF 5) mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë të planifikuar në port.

Vizita në portin e Durrësit nxjerr në pah fuqinë e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, teksa dy vendet tona punojnë së bashku për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë, njofton Ambasada Amerikane.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Detarët dhe marinarët civilë në bordin e Trenton presin me kënaqësi të përjetojnë kulturën e Shqipërisë, pamjet historike dhe mikpritjen e ngrohtë të aleatit tonë në NATO.

“Kjo vizitë vazhdon të afirmojë vlerat e përbashkëta dhe partneritetin midis SHBA-së dhe Shqipërisë, ndërsa ne punojmë së bashku për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe Detin Mesdhe”, tha komandant Damon Bateson, oficer përgjegjës i detashmentit ushtarak të Trentonit. “Ekuipazhi dhe unë jemi të emocionuar të vizitojmë Durrësin dhe të kalojmë pak kohë në këtë qytet historik portual shqiptar”, tha ai.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Shqipëria u bashkua me NATO-n në vitin 2009 dhe në vitet që pasuan forcoi partneritetin e saj nëpërmjet pjesëmarrjes në stërvitjet e përbashkëta në detin Adriatik. Shqipëria priti për herë të fundit një anije detare në korrik 2023 kur USS Ramage (DDG 61) mbërriti për një vizitë të planifikuar në port.

YouTube player