Bota

Raketa ruse në qiellin e Polonisë, presidenti polak mbledh urgjentisht kabinetin e Sigurisë Kombëtare

Ishte raportuar se një objekt ajror i paidentifikuar ka hyrë sot në hapësirën ajrore polake në kufirin e saj me Ukrainën.

Por, një gjeneral polak tani ka thënë se gjithçka tregon se objekti ka të ngjarë të ishte një raketë ruse, e cila më pas u kthye në Ukrainë.

Objekti kaloi më pak se tre minuta mbi territorin polak, raporton skynews.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ai përshkoi rreth 40 kilometra të territorit të Polonisë përpara se të kthehej në Ukrainë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se të gjithë elementët që sigurojnë sigurinë e Polonisë funksionuan siç duhet gjatë incidentit.

Ndryshe, presidenti polak, Andrzej Duda ka nisur një takim urgjent me Byronë e Sigurisë Kombëtare.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit
YouTube player