Bota

Polonia vendos mbrojtjen ajrore në gatishmëri të lartë pasi predha ruse hyri hapësirën ajrore

Komanda e ushtrisë polake bëri të ditur se një objekt i paidentifikuar ka hyrë në hapësirën ajrore të këtij vendi nga drejtimi i Ukrainës, vetëm pak orë pas sulmit me raketa ruse ndaj Ukrainës.

“Që nga momenti kur objekti kaloi kufirin deri në zhdukjen e sinjalit, u pikas nga radarët. Ne aktivizuam të gjitha forcat dhe burimet që dispononim”, ka thënë ushtria.

Nënkoloneli i ushtrisë Jacek Goryszewski ka thënë për TVN24 se gatishmëria luftarake e mbrojtjes ajrore është rritur.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Ne po shqyrtojmë të dhënat nga sistemet e radarëve dhe kërkimi i objektit në terren është duke u zhvilluar. Më shumë se 20 ushtarë janë të përfshirë në zonën ku humbi sinjali”, ka bërë të ditur ai.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, gjithashtu foli për incidentin.

“Për shkak të paraqitjes së një objekti të paidentifikuar në hapësirën ajrore polake, shërbimet shtetërore reaguan menjëherë. Jemi në kontakt me presidentin, kryeministrin, shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantin operacional të Forcave të Armatosura. Shteti po vepron”, ka shkruar ministri.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndërkohë mediat polake kanë raportuar se ishte predhë ruse dhe është nisur nga territori i Ukrainës.

YouTube player