Lajme

Hovenier: Përmbyllja e dialogut, me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni pret që gjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe sipas tij, dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Hovenier tha se nga Marrëveshja drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti, përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Më 2024, shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të zbatimit paraqet hap të madh drejt asaj të ardhmeje”, tha Hovenier.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë, ndërkaq në mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes ende nuk ka nisur, edhe pse pala e Kosovës ka shprehuar vullnetin për ta nënshkruar marrëveshjen, por pala serbe gjithmonë e ka refuzuar duke dhënë justifikime te ndryshme.

YouTube player