Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës: Rritja ekonomike në 2024 pritet të jetë 4.2%
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka bërë prezantimin vjetor të punës për 2023. Ai ka thënë se pavarësisht vështirësive ia kanë arritur që me sukses t’i zbatojnë objektivat e parapara.
Guvernatori Ismaili ka thënë se deri në fund të viti 2023 rritja ekonomike për vendin pritet që të jetë 3.4 për qind, ndërsa në vitin 2024 parashikohet që rritja ekonomike të jetë prej 4.2 për qind.
Sipas Ismailit, mesatarja e inflacionit për vitin 2023 pritet që të jetë 5.1 për qind. Ai ka thënë se në vitin 2024 pritet që të ketë ngadalësim të rritjes së inflacionit, me norma prej 3.0 për qind.
“Rritja ekonomike për fund të këtij vit pritet që të arrij 3.4 për qind. Kurse projeksionet tona për vitin 2024-2025 janë 4.2 përkatësisht 4 për qind. Sa i përket inflacionit, në nivelet të viti mesatarja vjetore e inflacionit pritet që të mbyllet me 5.1 për qind. Pritjet pastaj për viti 2024-2025 janë që ky inflacion të zbresë në 3.0 për qind. Importi vazhdon që të jetë dominues. Sa i përket remitencave deri në fund të viti 2023 pritet të arrijnë vlerën prej 1.3 miliard euro”, ka theksuare ai.
Sipas guvernatorit, investimet e huaja deri në fund të shtatorit kanë vlerë 621 milionë euro. Sistemi financiar, ka thënë ai është 12.38 miliard asete.
“Janë 136 institucione që licencohen dhe mbikëqyren nga BQK-ja. Depozitat kanë vazhduar me rritje në shumën prej rreth 5,882 miliard euro. Kredit janë një prej mbështetës të ekonomisë, shuma e kredive ka kaluar 4 886 miliardë euro deri në nëntor”, ka deklaruar ai.
Ismaili ka folur edhe për hapat që ka ndërmarr BQK-ja në kuadër të luftës kundër parave të falsifikuara. Sipas tij, në plan afat gjatë kanë filluar inicimin për themelimin e Qendrës Kombëtare për Luftë ndaj Parave të Falsifikuara, për të cilën tha se do të jetë edhe ndihmë nga BE-ja.
Rruga Press