Lajme

Distria Krasniqi e mbyll vitin si kryesuese e renditjes botërore të xhudos

Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023 si kryesuese e renditjes botërore të xhudisteve.

Kampionia olimpike e mbylli këtë vit të suksesshëm që e kishte në vendin e parë pasi i grumbulloi 7715 pikë, njofton Unioni Evropian i Xhudos.

“Ajo është një dhuratë që vazhdon të na dhurojë gjëra. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, njofton “EJU”.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Krasniqi e nisi vitin në mënyrë fantastike duke e fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam”, për ta pasuruar koleksionin e saj të medaljeve.

Ajo fitoi edhe medalje të tjera gjatë vitit, ndërsa tani do të bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon përsëri medalje.

Rruga Press

YouTube player