124 vjet nga lindja e poetit të dashurisë Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci njihet si poeti i përjetësive. Dhe ai erdhi në jetë 124 vite më parë për ti lënë një pasuri kombëtare popullit shqiptar.
Lasgush Poradeci, emri i vërtetë i të cilit është Llazar Gusho, lindi në 27 dhjetor të vitit 1899 dhe u nda nga jeta në 12 nëntor 1987.
Nuk ka shqiptarë, nga Veriu në Jug, që të mos dijë, qoftë edhe një varg përmendësh të Lasgushit apo të mos ketë ndierë mall sa herë i ka lexuar vargjet e tij.
Pas luftës, në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë, poeti brilant jetonte në kryeqytet me të shoqen, i papunë.
Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.
Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.
Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithsesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme.
Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie.
Rruga Press