KryesoreLajme

Berisha protestë përpara Gjykatës së Lartë, ish kryeministri sot 3 beteja me drejtësinë! A do jetë fundi i aksionit të tij opozitar?

Ish kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar këtë të mërkurë protestën e tij të dytë të opozitës me moton “O sot o kurrë”.

Protesta është thirrur teksa ish kryeministri është duke u përballur me drejtësinë. Më konkretisht, Berisha akuzohet për privatizimin e Kompleksit Partizani, ku më herët SPAK arrestoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, të cilin sipas Prokurorisë ish kryeministri aso kohe në detyrë e kishte favorizuar. Duke mos u paraqitur për t’u përballur me këto akuza, SPAK ndryshoi masën e sigurisë nga “Detyrim Paraqitejeje” në “Arrest Shtëpie”, gjë që pritet të vendoset sot nga GJKKO.

Por privatizimi i Kompleksit Partizani duket se nuk është beteja e vetme për Sali Berishën, pasi sot teksa proteston tre ngjarje kryesore lidhen me të.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Protesta vjen në një moment ku do të vendoset se cili grupim i PD-së do të marrë vulën. Beteja dy vjeçare mes selisë blu ka qenë një goditje e madhe për ish kryeministrin, madje sipas tij një ndër arsyet kryesore e disfatës së tij në zgjedhje, përpos vjedhjes nga Edi Rama dhe manipulimit të votave.

Nga ana tjetër, për herë të parë i biri i tij, Shkëlzen Berisha është duke dëshmuar në SPAK për tragjedinë e Gërdecit. Djali i ish kryeministrit do të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.  Ai pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Pra protesta e 27 dhjetorit, përpos se nuk ka qenë rastësore nga ana e Berishës mund të jetë edhe aksioni i tij i fundit opozitar. Në rast se ndodh ky skenar, i vetmi kundërshtar politik i Edi Ramës mbetet Lulzim Basha, i cili e ka evidentuar që nuk mund të jetë kurrë i denjë për një garë të mirëfilltë. Mbetet për t’u parë sesi do të jetë fati politik i Sali Berishës, ndonëse nuk ndihet shumë pozitiv.

YouTube player