Miku i armikut të Putinit kandidon në zgjedhjet presidenciale
Miku i armikut të Vladimir Putinit, Boris Nemtsov, ka dorëzuar dokumentet për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Boris Nadezhdin po kërkon të përballet me Putinin në zgjedhjet e muajit mars.
Ai është përkrahur nga partia e iniciativës civile, e cila nuk përfaqësohet në Dumën ruse.
Nadezhdin njihet për fushatat e tij kundër luftës dhe ka përkrahjen e bashkëshorteve të mijëra ushtarëve rusë, të cilat kanë kundërshtuar angazhimin e tyre në luftën në Ukrainë.
Nadezhdin gjithashtu është aleat i Nemtsovit, dikur një ndër figurat kryesore të opozitës, i cili u vra para Kremlinit në vitin 2015.
Nadezhdin ka thënë se është në dijeni për problemet që kanë hasur kandidatët e tjerë.
Gjatë javës së kaluar, aktivistes së paqes Yekaterina Duntsova i është pamundësuar kandidimi në zgjedhje.
Rruga Press