KryesoreLajme

LV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë t’i pranonte targat

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se këmbëngulja e Qeverisë e ka detyruar Serbinë t’i pranonte targat RKS.

Partia në pushtet ka shkruar në Facebook të martën se pas targave, Serbia duhet t’i pranojë diplomat dhe të gjitha dokumentet, derisa çështjen e targave e ka cilësuar “e arritur e rëndësishme e shtetit dhe e qeverisë”.

“Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet. Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet nga VV-ja.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë të hënën ka marrë vendimin që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas Marrëveshjes së vitit 2011.

Deri më tani qytetarët e Kosovës janë lejuar të futen në Serbi me targa të Kosovës, vetëm se pjesa ku ka shkruar RKS është dashur që të mbulohej me stikers.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Petkoviq ka thënë se vendimi do të zbatohet nga 1 janari.

E, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka quajtur hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova.

YouTube player