“Nuk ndodhte që nga lufta e Vietnamit”, Analiza e CNN: Izraeli hodhi në Gaza qindra bomba 1-tonëshe
Izraeli ka hedhur me qindra bomba të fuqishme 1 tonëshe në Gaza. Kështu raporton media prestigjoze CNN që ka bërë një analizë të thelluar të betejave në enklavën palestineze mes ushtrisë së shtetit hebre dhe militantëve të Hamas.
Që në muajt e parë të luftës, Izraeli lëshoi bomba të panumërta, me shumë prej tyre me aftësi për të vrarë apo plagosur njerëz në një rreze prej 300 metrash. Analiza e CNN e kryer me ndihmën e inteligjencës artificiale me kompaninë Synthetaic ka marrë për bazë imazhet satelitore duke zbuluar më shumë se 500 kratere me një diametër prej 12 metrash të mbetura pas shpërthimeve.
Këto bomba janë katër herë më të fuqishme se raketa më e madhe e përdorur nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS në Mosul të Irakut. Ekspertët fajësojnë përdorimin e tepërt të municioneve të rënda si bombat 1 tonëshe për bilnacin tepër tragjik të viktimave.
Izraeli është vënë nën presion ndërkombëtare për shkallën e madhe të shkatërrimit në Gaza, përfshirë edhe nga presidenti amerikan Joe Biden që e akuzon për bombardimin e tepërt të enklavës. Ligjet ndërkombëtare e ndalojnë lëshimin pa dallim të bombave.
Marc Garlasco, një ish zyrtar i inteligjencës së ushtrisë amerikan dhe ish hetues I OKB për krimet e luftës, thotë se numri i bombardimeve nga Izraeli gjatë muajit të parë në Gaza nuk ishte parë që nga lufta e Vietnamit.
Disa prej bombave shkatërruese të Izraelit kanë rënë kryesisht në zona të banuara dhe madje në kampe refugjatësh. Në vetë 6 ditët e para të luftës, ushtria e Tel Avivit njoftoi se kishte kryer 6 mijë sulme.
Rruga Press