Bota

Pse SHBA-ja po heziton ta votojë rezolutën e KS së OKB-së për Gazën

Shtetet e Bashkuara kanë “shqetësime serioze” se drafti aktual i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon të nxisë shtimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës, në realitet, dërgesat “mund të zvogëlohen”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh fillimisht kishin rënë dakord për të votuar rezolutën të hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton skynews.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Por, ajo është vonuar në mënyrë të përsëritur pasi diplomatët thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të përpiqen të bien dakord për gjuhën duke përmendur një ndërprerje të armiqësive.

Teksti synon të zbehë kontrollin e Izraelit mbi të gjitha dërgesat e ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza.

“Qëllimi i kësaj rezolute është të lehtësojë dhe ndihmojë në zgjerimin e ndihmës humanitare për hyrjen në Gaza dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë qëllim”, tha Nate Evans, zëdhënës i misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara një votimi të mundshëm.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Ne duhet të sigurojmë se çdo rezolutë ndihmon dhe nuk dëmton situatën në terren”, tha ai.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara tashmë ka votuar një rezolutë, por e cila nuk është detyruese.

Rruga Press

YouTube player