KryesoreLajme

Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës, i hapet rruga arrestimit të tij! PD protestë përpara Parlamentit, ish kryeministri: Beteja vijon, e paligjshme

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, ku është miratuar heqja e imunitetit të Sali Berishës me 75 vota pro. Në seancën që zgjati vetëm 8 minuta, Parlamenti sot i dha dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Njëherësh, Berisha dhe deputetët e tij kanë organizuar një protestë e cila do të vijojë në të njëjtën linjë me kaosin i cili vijon që prej tetorit.

Lexo më shumë  Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Me moton “O sot o kurrë”, Berisha ka mbledhur një grup deputetësh e qytetarësh ku thotë se do i japë fund këtij regjimi.

Berisha kishte paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit.

“Të enjten do jemi para parlamentit, nuk ka më të ndalur… Kuvendi tregoi se është pjesë e regjimit të Ramës. Beteja vazhdon fuqishëm si kurrë më parë, opozita do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve të saj”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesën për dhënien e autorizimit për rëndimin e masës ndaj Sali Berishës, më 12 dhjetor pasi ish-kryeministri, nën akuzë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, nuk respektoi masën e parë, atë të detyrimit për paraqitje.

YouTube player