KryesoreLajme

‘Fati’ i Berishës në dorën e Këshillit të Mandateve, ish kryeministri protestë përpara Kuvendit: Sot, fillimi i betejës

Ish kryeministri Sali Berisha është duke protestuar përpara Kuvendit, së bashku me një pjesë të mbështetëse të tij dhe një grup qytetarësh. Në sinkron është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit të Mandateve që do të vendosë për fatin e ish kryeministrit Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar caktimin e masës ‘arrest shtëpie’. Pikërisht për këtë kërkesë të SPAK-ut, është mbledhur Këshilli i Mandateve i cili do të votojë pro ose kundër heqjes së imunitetit të deputetit Sali Berisha. Në rast se votohet pro nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve, i hapet rrugë procedimit sipas kërkesës së SPAK.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Fillimisht, ishte avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj i cili u kërkoi deputetëve anëtarë të Këshillit, që të shtynin këtë mbledhje e cila u rrëzua nga socialistët dhe i vetmi deputet opozitar i pranishëm, Enkelejd Alibeaj.

Në këshill ndodhen 5 deputetët e PS-së edhe Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Prokurori i SPAK Arben Kraja, krah prokurores Enkeleda Millonai lexoi kërkesën drejtuar kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.

Berisha refuzoi të shkojë duke deklaruar se nuk pranon të poshtërohet. Policia ka blinduar kryesinë, ndërsa forca policie ndodhen dhe afër godinës së kryeministrisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndërkohë në protestën e Berishës, qytetarët dhe grupi i tij mbështetës janë duke protestuar me argumentin se SPAK-u drejtohet nga kryeministri Edi Rama i cili ka dhënë direktiva për të shkatërruar liderin e opozitës.

Të pranishëm në Këshillin e Mandateve nuk janë deputetët e Berishës, si Gazment Bardhi e Oerd Bylykbashi, ky i fundit pjesë e protestës ndërsa Bardhi ende nuk ka bërë reagim lidhur me këtë çështje. Pritet vendimi i Këshillit të Mandateve dhe sesi do të veprojë SPAK.

YouTube player