KryesoreLajme

Zëri i shqiptarëve në Parlamentin serb, Kamberi pas fitores së mandatit: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Udhëheqësi i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka arritur të marrë edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Shqipërisë.

Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kamberi ka postuar edhe një thënie të boksierit Muhammad Ali.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.’ – Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kështu hynë në garë me dy lista të ndara: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës që jetojnë këtu dhe serbët e Kosovës. Për herë të katërt, Kamberi do të jetë zëri i shqiptarëve në Kuvendin serbi.

YouTube player