VIDEO: Pësoi atak kardiak gjatë fjalimit në parlament, humb jetën deputeti turk
Deputeti turk, Hasan Bitmez ka ndërruar jetë, dy ditë pasi pësoi atak kardiak gjatë fjalimit në parlamentin e Turqisë.
Bitmez, i cili është nga partia e Lumturisë, u rrëzua nga foltorja, duke shkaktuar panik në sallë, teksa menjëherë mbërritën ekipet mjekësore, për t’i ofruar ndihmën e parë.
Në momentin që humbi ndjenjat, Hasan Bitmez përplasi kokën në një pjesë të podiumit të parlamentit.
53 vjeçari vuante nga një sëmundje kardiovaskulare dhe ishte diagnostifikuar me diabet.