Përshkallëzohen tensionet mes opozitës dhe Gardës, deputetët ‘shkallmojnë’ derën e Kuvendit
Përshkallëzohen tensionet në hyrje të Kuvendit. Teksa deputetë të opozitës tentojnë që të hyjnë, ata janë penguar nga Garda. Ndërkohë, Flamur Noka dhe disa të tjerë, që shkallmonin derën, ndërsa u dëgjua si thyerje xhamash.
Deputetët e opozitës, në pamundësi për t’u futur nga dera kryesore në parlament kanë tentuar që të futen nga dera e pasme e Kuvendit. Por edhe në derën e pasme, deputetët u hasën me punonjësit e Gardës.
‘Nuk respektoj asnjë vendim të Lindës’- tha Noka.
‘Janë më shumë forca sigurie se punonjës të administratës së Kuvendit’- tha Bardhi.
Rruga Press